Arbëri

U.D i drejtorit të SHSKUK zotohet për kardiologji invazive 24 orëshe

Drejtorët e klinikave dhe spitaleve regjionale, që u ka skaduar afati i kontratës së rregullt, pas hapjes së konkursit mund të ketë ndërrime të pozitave, tha për Radio Kosovën, Basri Sejdiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu premton se do të ketë reforma të thella në shëndetësinë kosovare. Ai është zotuar se kardiologjia invazive do të hyjë në shërbim 24 orë, ku pacientët me probleme në zemër nuk do të drejtohen më në klinikat private.

“Sa e di është miratua buxheti prej 50 milionë shtesë që do te jetë një ndihmesë mjaftë e madhe për shëndetësinë. Do të thotë që me atë shumë të hollave do të blihen aparate të reja dhe do të hynë në servisim ato të vjetrat, dhe kështu do të behet zgjidhje afatgjate sa i përket pajisjeve”, tha Sejdiu..

Ai tha se shumë shpejt do të hapet edhe konkursi për pozitat e drejtorëve të klinikave dhe spitaleve regjionale.

“Tani shumica e drejtorëve të klinikave dhe spitaleve të cilëve ju ka skaduar kontrata e rregullt do të zgjedhën ushtrues detyre deri në konkursin e ardhshëm dhe në bashkëpunim me bordin do të hapet konkursi për të gjithë ata që janë ushtrues detyre”, tha ajo.

Sejdiu tha se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka mungesë të madhe të stafit të mesëm. Sipas tij, së shpejti do të kërkohet nga institucionet përkatëse të hapet një konkurs për 500 infermierë për plotësimin e nevojave të stafit mjekësor.