Arbëri

Serbia rehabiliton kriminelët e luftës

Vladimir Lazareviqi, ish-komandant i Korparmatës së Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, i cili ka shërbyer dy të tretat e dënimit 14 vjeç për krime lufte të kryera në Kosovë, do të bëhet mësues në Akademinë Ushtarake të Serbisë, ka thënë për ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në një deklarim për gazetën “Veçernje Novosti”, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, madje, ka lënë të kuptohet se me këtë veprim, Qeveria e Serbisë po e rehabiliton të dënuarin për vrasje masive të shqiptarëve.

“E kemi bërë një rregull që të krijojmë hapësirë në Akademinë Ushtarake për komandantët më prominentë nga luftërat e kaluara… Kjo është një pikë e madhe e kthesës dhe një mënyrë për të përmirësuar padrejtësitë që u janë bërë atyre gjatë viteve të kaluara”, ka thënë Vulin. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.