Arbëri

Mblidhet tryeza opozitare në Shqipëri

Descriptive Text

Paraditen e së mërkurës u mblodh tryeza opozitare e paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë më parë, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me dosjen “Habilaj”.

Në takimin mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit janë të pranishëm edhe Oerd Bylykbashi, Genc Strazimiri, Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili, si dhe kryetarët e partive të vogla opozitare parlamentare dhe joparlamentare, shkruan Tch.

Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ishin mbrëmjen e së martës në selinë e Partisë Demokratike për një takim me Lulzim Bashën dhe Edmond Spahon.

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.