Arbëri

Surroi: Krimet serbe të luftës në Kosovë, doktrinë lufte në Beograd

Akademia ushtarake e Serbisë ka vendosur që krimet e eprorëve ushtarakë të saj në Kosovë t’i shndërrojë në një doktrinë të re e të posaçme lufte.

Për këtë dëshmon vendimi më i ri i saj që në Akademi të ligjërojnë gjeneralët dhe oficerët më të dalluar për krimet e luftës e në Kosovë.

Publicisti Veton Surroi, në një postim në Facebook, ka publikuar një pjesë nga libri i tij i fundit “Gorillat që s’i pamë” në të cilin ka përshkruar një krim special të këtyre kriminelëve ushtarakë nga të cilët Serbia nuk heq dorë dhe nuk distancohet.

Përkundrazi, edhe zyrtarisht i bënë edukatorë të akteve kundër njerëzimit siç është krimi i luftës duke ligjëruar këtë lëndë, po duket e posaçme kundër shqiptarëve në Kosovë.

Ata edhe kanë çfarë të ligjërojnë pasi e kanë të pasur përvojën nga krimet në Kosovë.

Surroi ka rikujtuar njërin nga krimet:

Më 1 maj të vitit 1999 , afër "Ferronikelit" u ekzekutuan Shyqri Deliu së bashku me 24 të tjerë. Shyqri Deliu ishte 13 vjeçar, të tjerët së bashku me të ishin që të gjithë të mitur.

Komandant i zonës së përgjegjësisë , në ushtrinë serbe ishte Lubisha Dikoviq, sot shef i shtatmadhorisë të Ushtrisë së Serbisë. Epror i tij ishte gjenerali Vlladimir Lazareviq, i dënuar me dhjetë vjet burgim nga Gjykata e Hagës për krime lufte .

Me vendim të Ministrit të mbrojtjes të Serbisë, gjeneralët Dikoviq dhe Lazareviq do të japin mësim në Akademinë ushtarake të Serbisë.

Njëra prej orëve mund të jetë ekzekutimi i fëmijëve si mjet për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë.