Arbëri

MPB shënon ditën e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme sot do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.