Arbëri

Surroi tregon sa është rritur popullata e vendit dhe sa numri veteranëve të UÇK-së

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi në profilin e vet në Facebook ka bërë krahasime ndërmjet shtimit të numrit të popullatës në Kosovë dhe shtimit të numrit të veteranëve të UÇK-së që nga viti 1999 deri më sot.

Sipas Surroit, popullata e Kosovës brenda 18 vjetëve është shtuar 10 për qind, ndërsa numri i veteranëve të UÇK-së është rritur 120 për qind!

Ky është postimi i Surroit:

“Popullata e Kosovës prej vitit 1999 deri më sot është rritur për 10 për qind.
Numri i veteranëve të UÇK prej vitit 1999 deri më sot është rritur 120 për qind.
Porosi për buxhetet e viteve në vijim : në një ardhmëri të afërt, me këtë trend , Kosova do të ketë më shumë veteranë të UÇK-së se sa popullatë”.