Arbëri

Oda e Afarizmit me kërkesa për ministrin Rikallo

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet më të rëndësishme të bujqësisë në Kosovë ku me këtë rast u paraqitën edhe disa kërkesa nga OAK për ministrin Rikallo.

Sipas Odës, “duhet të ketë më shumë transparencë në dhënien e granteve dhe subvencioneve; Të rimbursohen dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore - ose përmes buxhetit ose përmes një mekanizmi sigurues; Grantet dhe subvencionet të orientohen më shumë në fusha strategjike, siç janë: kulturat shumë vjeçare si dhe futja e inovacionit në bujqësi; Ministria e Bujqësisë të organizojë fushata marketingu për prodhimet vendore si dhe që Ministria të mbroj ato produkte vendore të cilat kanë potencial për zhvillim dhe mund të krijojnë vende pune”, shkruan kp.

Në këtë takim shqetësimet e sektorit të bylmetarëve i ka paraqitur Veli Halimi.

Ministri Rikalo tha se Ministria e Bujqësisë do të jetë e hapur dhe përkrahëse në raport me OAK-në.