Arbëri

Rama synon kuadër të ri marrëdhëniesh me shqiptarët e diasporës

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një tryezë dialogu për Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Migracionit, të mbajtur të hënën në Tiranë, ka kërkuar krijimin e një kuadri të ri marrëdhëniesh mes Shqipërisë e Kosovës dhe të dyjave bashkë me shqiptarët që jetojnë jashtë shteteve të tyre, shkruan Koha Ditore.

Kësaj kërkese, kreu i Qeverisë së Shqipërisë i ka paraprirë me një thënie të mençur të emigrantit profesionist, siç e quajti ai Faik Konicën.

“Historia mëson se të gjitha ndryshimet e mëdha kanë pasur përherë në themelin e tyre dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale brenda vendit”, citoi Rama Faik Konicën.

Kryeministri Edi Rama beson se këta dy faktorë të thënë nga Konica më shumë se një shekull më parë, sot në Shqipëri e Kosovë janë të pranishëm dhe mjafton vullneti dhe këmbëngulja për ta materializuar këtë proces. Ndërkohë që ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, njoftoi se do të krijohet agjencia për diasporën, një kanal i TVSH-së dhe një gazetë do t´u kushtohet atyre, sikundër edhe një fond për investimet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.