Arbëri

“Të huajt nuk do ta udhëheqin Serbinë”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott, i cili kohë më parë e kishte kundërshtuar lavdërimin që Aleksandar Vulin, ministër serb i Mbrojtjes, i kishte bërë Vladimir Lazareviqit, të dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, transmeton Koha.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a është kjo përzierje e ambasadorit amerikan në punë të brendshme të Serbisë, Vuçiq për “novosti” ka thënë:

“Nuk mendoj s ky është problemi. Kjo çështje është ngritur në nivel më të lartë se sa që e meriton. Scott asgjë të re nuk ka thënë. Këto janë qëndrime të tij të ditura. Porse në vendin tonë të huajt nuk do ta udhëheqin politikën”.