
Kryeministri Haradinaj priti në takim deputetin Milaim Zeka
Nga kabineti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, njoftohet se Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin e Nismës për Kosovën Milaim Zeka.
Thuhet se me të ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit.
“Deputeti Zeka është anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, së këndejmi kryeministri Haradinaj është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik, RTK”, thuhet në njoftim.
Deputeti Zeka e ka njoftuar kryeministrin për nismën legjislative të këtij komisioni për amandamentimin e këtij ligji, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Emri i deputetit Zeka përveç incidentit me deputetin e Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, është apostofuar edhe në rastin e sulmit ndaj gazetari Vehbi Kajtazi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lexo edhe:
Komentet
rama16/10/2017 14:20
A per shkak te takimit me M.Zeken dhe S. Lushtakun, skeni mund te udhtini ne Shkup. Qfar marrije.