Arbëri

Opozita s’e merr seriozisht kërcënimin e Thaçit

Descriptive Text

Paralajmërimi i presidentit, Hashim Thaçi se ai do të jap dorëheqje nëse nuk bëhet ushtria, nuk janë marrë shumë seriozisht nga opozita.

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, pikërisht presidentit Thaçi ia vesh fajin kryesor që Kosova tani nuk ka ushtrinë e vet, e gjithashtu e bënë përgjegjës për krijimin e pengesës kryesore që transformimi i FSK-së të bëhet me amandamentimin e Kushtetutës: Listës Serbe, raporton KTV.

Sipas Selimit, qëndrimet kundërshtuese të SHBA-ve dhe NATO-s për transformimin e FSK-së po vijnë pasi që presidenti Thaçi, nuk i ka koordinuar veprimet me ta, por se ka bërë një gjë të tillë as me vendorët.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj, i ka thënë KTV-së se nuk dëshiron të komentoj deklaratat e presidentit Thaçi, por se iniciativa duhet mbështetur, pavarësisht se nga kush vjen.


Opozita s’e merr seriozisht kërcënimin e Thaçit by kohanet