Gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë, kanë protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve Sulmin i ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi dhe gazetareve te tjerë komuniteti i gazetareve e konsideron cenim të fjalës së lirë.
Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj ka thënë që drejtësia ka dështuar ta bëjë punën e vet, pasi sulmi ndaj gazetarëve dita ditës vetëm sa po rritet, raporton KTV.
Ndërsa Vehbi Kajtazi është i bindur që ata të cilët e sulmuan janë të lidhur direkt me politikën. Por ai thotë që këto sulme nuk mund ta ndalin në publikimin e shkrimeve të tij.
Ai u sulmua gjatë ditës së premte në një nga lokalet në kryeqytet. Për këtë rast disa persona janë shoqëruar më Polici.
Dy muaj më parë edhe drejtori i Insajderit, Parim Olluri ishte sulmuar fizikisht teksa ishte duke shkuar në shtëpi e arsyet e këtij sulmi besohet të kenë qenë shkrimet e tij.
-
14 tetor 2017 21:02
-
Shpërndaje në: