PDK-ja dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

PDK-ja dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

13 tetor 2017 22:39

Partia Demokratike e Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe drejtësisë që sulmuesit në këtë rast, por edhe në rastet e mëparshme, të gjenden dhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Tutje në reagim thuhet se liria e medias dhe e shprehjes në përgjithësi është vlerë sublime për shoqërinë, andaj ftojmë dhe kërkojmë nga secili mekanizëm që ta mbrojë atë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme