Arbëri

O’Connell: Sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë lirinë e shprehjes

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar pas sulmit që iu bë sot gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë, se sulmet ndaj gazetarëve janë shqetësuese, dhe se ato kërcënojnë lirinë e shprehjes.

“Sulmet ndaj gazetarëve gjithmonë janë thellësisht shqetësuese dhe kërcënuese për lirinë e shprehjes”, ka shkruar ai në Facebook.