
Qytetarët nuk presin që përfshirja e Thaçit në dialog të garantojë proces transparent
Qytetarët e Kosovës nuk besojnë që përfshirja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë garanci për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, thuhet në sondazhin me titull “Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi: Këndvështrimi i qytetarëve”, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shkruan sot Koha Ditore.
Këtë qëndrim pesimist e kanë shfaqur 60 për qind e qytetarëve të anketuar.
Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi, ka deklaruar në konferencë për media se sondazhi ka për qëllim të vërë në pah qëndrimin e qytetarëve për rolin që presidenti i vendit do të ketë në këtë proces, për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut, rolin e BE-së, dhe se si qytetarët e shohin normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.