
Në Beograd diskutohet për Procesin e Berlinit pa Kosovën
Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është pamundësuar pjesëmarrja në Beograd në kuadër të diskutimeve për Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
“Ne nuk kemi pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë Forum. Për pasojë, çdo pyetje në lidhje me të ftuarit, temat e debatit, pengesat eventuale për pjesëmarrësit do të duhej t’i adresoni tek organizatorët”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në MPJ.
Por, sipas organizatorit të konferencës- Forumi për Siguri në Beograd (BSF), ftesa nuk është dërguar në mungesë të një marrëveshjeje zyrtare mes Prishtinës dhe Beogradit, ku Pacolli do të ishte panelist bashkë me ministrat e Jashtëm nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.