Arbëri

Meta e cilësoi frymëzuese historinë e Adem Jasharit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Prekaz e vlerësoi frymëzuese historinë e Adem Jasharit.

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë gjatë vizitës në Prekaz e cilësoi frymëzuese sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Meta në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” foli edhe për ndryshimin që pa nga vizita e mëparshme.

Meta tha se përshtypjet janë shumë të mira, pasi që nga vizita e kaluar ka pasur ndërtime të muzeut siç tha ai mjaft domethënës dhe unik për të gjithë shqiptarët.