Arbëri

Haradinaj: Kosova në NATO u garanton komuniteteve edhe më shumë siguri

Ekziston një besim i lartë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si nga qytetarët ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtarë, të cilët sot më shumë se kurrë janë të gatshëm t’i japin mandatin kushtetues Ushtrisë së Kosovës.

Kështu ka vlerësuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në FSK.

Haradinaj është shprehur se anëtarësimi i i Kosovës në NATO u garanton siguri edhe më të lartë komuniteteve jo-shumicë.

“Përcaktimi ynë drejtë NATO-s është legjitim. Është në përputhje të plotë më komunitetet jo shumicë dhe i garanton dhe serbët e Kosovës që të sjellë me shumë siguri. Jam i bindur qe FSK do ta vazhdojë këtë perspektivë të rritjes së besimit edhe te komuniteti serb”, tha Haradinaj.

Ndërsa ministri i FSK-së Rrustem Berisha, e ka njoftuar kryeministrin për të arriturat dhe aktivitet për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Ai tha se nga Haradinaj kanë pranuar shumë obligime dhe detyra për të cilat është zotuar se do t’i realizojnë.