Arbëri

Kelmendi : Parada e LGBTI tregoi dyfytyrësinë e liderëve politikë

Kryetari i partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi përmes një prononcimi me shkrim për medie ka kritikuar liderët politikë të Kosovës që kanë marrë sot pjesë në “Paradën e Krenarisë” që u mbajt gjatë në Prishtinë, transmeton Koha.net.

në këtë shkrim ka akuzuar liderët që nuk e kanë thënë ndonjë fjalë për familjen dhe ruajtjen e saj.

Ky është shkrim i Kelmendit:

“Parada e komunitetit LGBTI e cila u mbajt sot në Prishtinë, tregoj se sa dyftyrësh dhe jo të sinqertë janë liderët politik të Kosovës, qoftë ata të pozitës qoftë ata të opozitës.

Asnjëri nga ta nuk ishte në gjendje sëpaku një fjalë ta thotë për ruajtjen e familjes dhe shoqërisë.

Mos të harojmë se po këta lider politik në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit, nuk lëshuan asnjë rast dhe metodë vetëm e vetëm që të i marrin votat e qytetarëve të Kosovës.

Po këta lider politik të cilët as në xhamia nuk shkojnë, në zgjedhjet e 11 qershorit futën në listat e tyre zgjedhore edhe hoxhallarë edhe femra me mbulesë.

Bile bile shkuan edhe më largë duke dhënë fetva dhe duke caktuar moshën 16 vjeçare si moshë për vendosjen e mbulesës.

Këta lider politik bënë politikë me parimet dhe predizpozitat fetare, vetëm e vetëm që të marrin votat e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa sot, asnjë fjalë nuk e thanë në mbrojtje të familjes.

Bile disa pa fije turpi iu bashkuan paradës së turpit, sikur Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

Po këtë paradë e shfrytëzuan më së miri me stilin e tyre manipulues dhe mashtrues dy partitë më të mëdha, PDK-ja dhe Vetëvendosja.

PDK-ja ishte e përfaqësuar me ministren e integrimeve, Dhurata Hoxhën, ndërsa Vetëvendosja me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Këto dy parti përmes këtyre dy zyrtareve të larta shtetërore dëshmuan se janë pro kësaj parade të komunitetit LGBTI.

Shpresoj që kjo paradë të bëhet një dëshmi e fortë për gjithë qytetarët e Kosovës për këto zgjedhje të 22 tetorit, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Qytetarët e Kosovës sot mësuan shumë se liderët politik të Kosovës nuk dolën në mbrojtje të familjes, popullit dhe shtetit të Kosovës.

Unë si Kryetar i Partisë FJALA, kurrë nuk do të ia dëshiroj popullit atë që nuk e dëshiroj për vete.

Unë kurrë nuk do të heshtë kur cenohet familja, populli dhe shteti i Kosovës”.