Arbëri

“Komuna e Prishtinës u shndërrua në shtab të Vetëvendosjes”

“Shpendi vazhdimisht është marrë me punë të kota, është vu në shërbim të subjektit të tij politik dhe e ka shndërrua komunën në shtab të Vetëvendosjes”, ka thënë kundërkandidati i tij, Lirak Çelaj në Rubikon të KTV-së.

Kandidati i PDK-së për të parin e Prishtinës akuzoi Ahmetin për punësime të militantëve partiak.

“Nuk kanë qenë 500 artistë, 500 punëtorë, hajt paskan qenë 20 punëtor. Ai ka punësu militantë për të financuar subjektin e vet politik sepse shumica e këtyre militantëve nuk është se kanë pas nevojë në ato pozita sepse edhe raporti i auditorit ka tregu që janë pozita për të cilat nuk lejohet të merren për shërbime të veçanta”, ka thënë ai.

“Administrata komunës i ka diku rreth 700 punëtorë”.

“Ata janë militantë të komunave tjera sepse Vetëvendosja nuk ka mujt m’i subvencionu ata militantë të cilat kanë marrë urdhra qoftë me shkatërru, qoftë me gjuajt gurrë, qoftë me dal në protesta dhe e ka detyru komunën m’i pagu”, përfundoi Celaj.