Arbëri

Burime diplomatike paralajmërojnë Thaçin se i ka “përllogaritjet të gabuara”

Descriptive Text

Veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po shikohen me pakënaqësi të madhe jo vetëm tek ambasadorët e vendeve perëndimore në Prishtinë, por edhe në kryeqendrat kryesore, duke përfshirë Washingtonin dhe Brukselin. Kështu ka thënë një burim diplomatik perëndimor, i cili ka preferuar të flasë me kusht të anonimitetit.

Sipas këtij burimi, zyrtarë të SHBA-së dhe ata të NATO-s janë hidhëruar me iniciativën e Thaçit për transformimin e FSK-së në ushtri përmes ligjit, pa pajtimin e aleateve amerikanë dhe të atyre të NATO-s, shkruan sot Koha Ditore.

Për më tepër, burimi tha se përllogaritjet e Thaçit, se "është aq i rëndësishëm për Perëndimin sa do ta shpëtojmë prej gabimeve të tij. do të dalë krejtësisht e gabueshme".

Thaçi, të premten, paralajmëroi se në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e voton Ligjin për transformimin e FSK-së në forcë me mandat të ushtrisë, ai do të japë dorëheqjen. Në intervistë për RTK-në, Thaçi ka thënë edhe se në rast se Kuvendi nuk e voton këtë ligj", duhet të shkoj në shtëpi".

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.