Arbëri

Kryeinspektori Binaku mohon të ketë marrë 10 mijë euro ryshfet

Descriptive Text

Muhamet Binaku, kryeinspektor i punës i Regjionit të Prishtinës nuk ka pranuar të ketë marrë 10 mijë euro ryshfet vitin e kaluar. Është deklaruar i pafajshëm, të premten, para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai, përmes avokatit të tij mbrojtës, i ka kërkuar gjykatës që ta hedhë poshtë aktakuzën, duke e konsideruar si të pabazuar dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Në anën tjetër, prokuroria ka kërkuar që pretendimet e të akuzuarit të mos merren për bazë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeinspektori Binaku, qe afro dy muaj është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale: marrje ryshfeti. Pajisje teknike për incizim, policë vëzhgues, si dhe para të shënuara ishin përdorur për të zënë në flagrancë kryeinspektorin teksa po merrte ryshfet nga kontabilisti i kompanisë “All Zone”, Liridon Zogiani. Ky i fundit ka qenë pjesë e masave të fshehta të policisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.