Arbëri

Shkaku i sjelljeve arrogante të Policisë gazetarët bojkotojnë konferencën

Descriptive Text

“...Hajde ecni, shtynu anej po ju thom”, “A po merrni vesh a jo, ikni, shtynu anej”. Me arrogancë, britma e urdhra janë pritur gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët të premten në korridorin e objektit të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Katër policë, dy gra e dy meshkuj, nuk i kanë lejuar mediat të hyjnë drejtpërdrejt në sallën ku ishte planifikuar të mbahej konferenca, e cila edhe ashtu ishte thirrur vetëm një orë përpara, rreth një aktiviteti për konfiskimin e parave të falsifikuara. I kanë detyruar të qëndrojnë në hyrje të objektit, në një korridor të ngushtë, shkruan sot Koha Ditore.

Policëve u kanë penguar lëvizjet e shkurtra të gazetarëve në atë hapësirë. U kanë kërkuar që të shtyhen në fund të korridorit, duke u bërtitur me tone të larta.

Tërheqja e vërejtjes nga gazetarët që të mos sillen në atë mënyrë nuk u ka bërë përshtypje policëve. Ata kanë vazhduar edhe më shumë t’i injorojnë e të urdhërojnë shtyrjen e tyre në fund të korridorit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.