Arbëri

Thaçi: Gjykata Speciale nuk merret me krimet që Serbia i bëri në Kosovë

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në panelin e organizuar nga OJQ-të: Integra, CPT, PAX, me temën: "Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës, rreziqet dhe mundësitë”, tha se Kosova është treguar më lojale, por është ndëshkuar më së shumti.

“Gjykata Speciale është hibride. Dosjet janë dorëzuar nga Beogradi. Gjykata Speciale do të shqyrtojë vetë pretendimet e ngritura”, tha ai, raporton televizioni publik.