Arbëri

Detaje nga Gjykata Themelore për rastin e Naser Gurit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Naser Guri, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore, nga neni 266 par.6 lidhur me par. 5.1 dhe 2 të KPK- së”, njofton Gjykata, transmeton Koha.net.

Të pandehurit Naser Guri i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke filluar nga data 05.10.2017 deri me datë 05.11.2017.

LEXO EDHE: Naser Guri në paraburgim për gazin e palicencuar në QKUK

"Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës", thuhet në njoftimin nga Gjykata Themelore.