Arbëri

Dështimet diplomatike Qeveria i paraqet si tërheqje taktike

Vendimi i Qeverisë për t’u zmbrapsur nga riaplikimi për anëtarësim në UNESCO është konsideruar si një nga dy dështimet diplomatike të Qeverisë, pas tërheqjes nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL, shkruan sot Koha Ditore.

Kumtimi i lajmit nga Ministria e Punëve të Jashtme se nuk do të aplikojë këtë vit, erdhi vetëm pasi zyrtarët serbë raportuan paraprakisht se Kosova nuk është në rend dite në UNESCO, dhe se po punojnë që kjo të mos ndodhë.

Tani Kosova duhet pritur deri në vitin 2019 pasi Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie mblidhet një herë në dy vjet. Njëjtë si me INTERPOL-in, Qeveria e arsyetoi zmbrapsjen për shkak të rrethanave të pafavorshme për Kosovën dhe pas sugjerimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe QUINT-it. Në MPJ nuk kanë treguar arsyet e vërteta të shtyrjes dhe lobimin që është bërë për ta kërkuar anëtarësimin këtë vit... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.