Arbëri

Xhaka në përkrahje të fushatës kundër kancerit të gjirit

Tetori ndërkombëtarisht njihet si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe fushatës së shumë organizatave i është bashkuar edhe futbollisti shqiptar me famë botërore, Granit Xhaka.

Duke e quajtur këtë sëmundje si të tmerrshme që prek familjet në gjithë botën, Xhaka ka thënë se me krenari bartë këpucët me ngjyrë sikurse simboli i luftës kundër kancerit të gjirit.

“Kanceri i gjirit është sëmundje e tmerrshme që prek gjitha familjet. Jo vetëm gratë – por fëmijët, burrat, nënat dhe baballarët. Duhet fuqi enorme dhe kurajë që të luftosh me një armik të tillë ditë për ditë pa humbur shpresën. Andaj me krenari bart shpirtin e tyre luftarak në këpucët e mija”, ka shkruar Xhaka në një postim në Instagram.

Breast cancer is a horrible disease that affects entire families. Not just women - but children, husbands, mothers and fathers back home. It takes enormous strength and courage to go to battle with such enemy every day of your life without losing hope. I'll therefore proudly wear their fighting spirit on my boots. @underarmourdach Brustkrebs ist eine schreckliche Krankheit, die ganze Familien trifft. Nicht nur Frauen, sondern Kinder, Ehepartner, Mütter und Väter zu Hause. Es braucht sehr viel Kraft und Mut, sich jeden Tag dem Kampf mit einem solchen Feind zu stellen, ohne die Hoffnung zu verlieren. Ich bin darum sehr stolz darauf, diesen Kampfgeist symbolisch auf meinen Fussball-Schuhen zu tragen. @underarmourdach

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on