Arbëri

Hasani dhe Delawie zotohen t’i thellojnë bashkëpunimet

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ky ka qenë zotimi i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani në takimin njoftues që ka pasur sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, GregDelawie dhe James Hope – drejtor i USAID për Kosovë.

Ministri Hasani e ka njoftuar ambasadorin amerikan me objektivat e MTI-së si dhe e ka siguruar atë se do të vazhdojë të gjitha projektet e mira që janë nisur në këtë ministri. Ministri Hasani gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e SHBA-së që ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fuqizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ligjore.

Ambasadori Delawie duke i uruar marrjen e detyrës si ministër i MTI-së, ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit në mes te ambasadës Amerikane dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri Hasani gjithashtu e ka falënderuar edhe drejtorin e USAID, James Hope për ndihëm që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MTI-së përmes projekteve të shumta.