Arbëri

Haradinaj thotë se për demarkacionin “do të përdorim standardet që i njeh gjithë bota”

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vlerësoi lart kontributin e shoqërisë civile në zhvillimin e vendit, por kërkoi nga ata që të jenë të pavarur, të ruajnë privatësinë, ngase, siç tha ai, nuk i pëlqen përkëdhelja.

Kryeministri tha se nëse të gjithë i kryejnë detyrat e veta, Kosova mund të shënojë një përparim të shpejtë, ose një zbatim të shpejtë të MSA-së e po ashtu që Kosova të kalojë në status të kandidatit për Bashkimin Evropian.

“Nëse të gjithë ne i kryejmë detyrat e shtëpisë, kam besim të madh që Kosova mund të shënojë një përparim të shpejtë, ose një zbatim të shpejtë të MSA-së. Mund të kalojmë në status të kandidatit. Njëkohësisht zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që e sjell liberalizimin e vizave. Ne e dimë që është i lidhur liberalizimi dhe me shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, për ketë temë do të përdorim standarde që krejt bota i ka. Një marrëveshje që nuk e kanë ratifikuar dy parlamente nuk është marrëveshje e përmbyllur, mbetet projekt marrëveshje. Procedurat e gjetjes së fakteve që i nxjerr komisioni ynë shtetëror prapë është procedurë, standard ky që e vërteton se si ka shkuar një proces paraprak. Dhe pastaj ne nuk duhet të bëjmë ndonjë zbulim, ka procedura qysh trajtohen këto tema mes shteteve , qofshin dhe anëtare të NATO-s, qoftë të dyja... qoftë njëri aspirant për t’ u anëtarësuar në BE siç është rasti ynë“, citon KP Haradinajn.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë gjatë kryesimit të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.