Arbëri

Asetet e sektorit mikrofinanciar arritën në 169.2 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deri në tremujorin e dytë të vitit 2017, asetet e sektorit mikrofinanciar arritën në 169.2 milionë euro, duke shënuar rritje të theksuar vjetore prej 24.5 për qind.

“Kontribuues kryesor në rritjen e aseteve të sektorit ishte rritja e kredive bruto, kryesisht të financuara nga huamarrjet në sektorin e jashtëm, e që dominojnë strukturën e përgjithshme të aseteve të sektorit mikrofinanciar (76.1 përqind). thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton televizioni publik.

Sipas BQK-së aktiviteti kreditor i sektorit mikrofinanciar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 u karakterizua me rritje të përshpejtuar të vlerës së kredive prej 31.9 për qind.

“Ekonomitë familjare, që kanë një pjesëmarrje prej 64.9 përqind në gjithsej kreditë e sektorit, u karakterizuan me rritje vjetore prej 27.8 përqind. Gjithashtu, kreditë ndaj ndërmarrjeve që përfaqësojnë 35.1 përqind të gjithsej kredive të sektorit, shënuan një rritje vjetore prej 40.2 përqind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.