Arbëri

Bërnabiq: Pasaportat e Kosovës për shqiptarët në Luginë, në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot në Këshillin për minoritete se nuk është folur për atë që shqiptarët nga jugu i Serbisë (Lugina e Preshevës), mund të pajisen me pasaporta e shtetësi të Kosovës, sepse, siç ka thënë, kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, transmeton Koha.net.

"Nuk kemi biseduar dhe nuk do të bisedojmë për këtë çështje sepse kjo s’është temë bisede. Kjo temë i përket mekanizmave institucionalë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë e kjo nuk është assesi në përputhje me Kushtetutën dhe me ligje. Kështu nuk është e hapur fare debat për këtë ", citon b92 të ketë thënë Bërnabiq.