Arbëri

Interkonektiviteti Shqipëri-Kosovë, temë e takimit ndërministror në Selanik

Descriptive Text

Në Selanik të Greqisë do të mbahet takimi i dytë ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm, të Brendshëm dhe të Energjetikes së këtyre vendeve, shkruan sot Koha Ditore. Takimi i Selanikut pason atë të Varnas, ku Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia mbajtën samitin e parë katërditor me pjesëmarrjen e kryeministrave të 3 vendeve që janë anëtare të BE-së dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Shqipëria dhe Maqedonia nuk u ftuan të jenë pjesë e samitit, pasi janë dy vende me të cilat Athina zyrtare ka konsumuar përplasje politike viteve të fundit.

Në takimin e Varnas udhëheqësit e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Rumanisë bënë së bashku thirrje për paqe dhe prosperitet në Ballkan, si edhe për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.