Arbëri

INTERPOLI organizon në Tiranë Konferencën rajonale kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan, pa Kosovën

Kosova nuk mund të marrë pjesë edhe në konferencat rajonale që kanë të bëjnë me luftën e vendeve të rajonit kundër krimit dhe trafiqeve, shkruan sot Ditore.

Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe në Tiranë, në Konferencën rajonale kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan, e organizuar nga qendra e INTERPOL-it dhe e sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Narkotikët dhe Agjencitë Ligjzbatuese Ndërkombëtare.

Mungesa e Kosovës në këtë konferencë, me gjithë problemet e mëdha të trafikimit të njerëzve, vjen për faktin se ajo nuk është anëtare e INTERPOLIT. Para pak ditësh u zhvillua në Pekin Asambleja e 86-të e Përgjithshme e INTERPOLIT ku motoja kryesore ishte “Bashkimi i institucioneve policore për një botë më të sigurt”.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.