Arbëri

“A është Presheva rast specifik”

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq është ankuar sot se Bashkimi Europian kurrë asgjë konkretisht nuk flet për Serbinë.

Daçiq e ka thënë i zemëruar pas deklaratave të zyrtarëve europianë në Bruksel se Kosova e Katalonja nuk mund të krahasohen.

Ai, siç përcjell FoNet, është pyetur me hidhërim “nëse tani edhe Presheva është rast specifik siç ka qenë Kosova”.

Daçiq, transmeton Koha.net, në këtë kontekst e ka përmendur edhe kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu për të cilin ka thënë se duhet falënderuar Zotin pse ai nuk është në burg.

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se tani pret të dëgjojë fjalët e Maja Kocijançiqit, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, për deklaratën e Musliut i cili, ka kërkuar bashkim të Luginës me Kosovën.