Arbëri

FMN i interesuar për infrastrukturën rrugore në Kosovë

Descriptive Text

Sot Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim njohës një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Jacques Miniane, Shef i Misionit për Kosovë, transmeton Koha.net.

Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, saktësisht projekti i Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit - “Arbër Xhaferi”, njofton kumtesa ministrore.

Lekaj theksoi se po punohet maksimalisht në përfundimin e punimeve të kësaj autostrade si dhe shtoi se ky projekt do të përfundojë me 31 dhjetor 2018. Ai tha janë formuar komisione për të parë në detaje realizimin e këtij projekti, pasi që tashmë është koha për miratimin e buxhetit për vitin 2018, në mënyrë që prioritet t’i jepet shlyerjes së obligimeve financiare ndaj kompanisë ndërtuese. .