Arbëri

FSK realizon vizita mjekësore për komunitetet në fshatrat e Lipjanit

Descriptive Text

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan, kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve, duke kryer kështu vizita mjekësore tek personat e moshuar të komunitetit serb.

Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga mjekët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak.

Projekti humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.