Arbëri

Kelmendi: Dyfytyrësi e deputetëve të VV-së dhe LDK-së

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi e ka quajtur dyfytyrësi veprimin e sotëm të deputetëve të VV-së dhe LDK-së në seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e ministrit ët Bujqësisë, Nenad Rikalo, transmeton kp.

Reagimi i Kelmendit:

Dyfytyrësi e deputetëve të VV-së dhe LDK-së

Sot u mbajt seanca plenare në Kuvendin e Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës: Interpelanca e Kryeministrit Haradinaj lidhur me akuzat e ministrit Nenad Rikalo për krime të luftës.

Kjo seancë u zhvillua me kërkesën e dy partive opozitare LDK dhe VV.

Pas debatit që u zhvillua në këtë seancë me plot akuza dhe " patriotizëm ", dy partitë opozitare si inicuese të këtij debati, propozuan mocion për shkarkimin e ministrit serb Nenad Rikalo.

Ky mocion i tyre u hodh në votim dhe morri 27 vota.

Vërtet dyftyrësi dhe turp nga ana e deputetëve të VV-së dhe LDK-së.

Këto dy parti sëbashku kanë 59 deputet dmth. 59 vota,

ndërsa sot për shkarkimin e Rikalos votuan vetëm 27 deputet.

Nga 33 deputet sa i ka VV-ja, votuan 16 deputet, ndërsa nga 26 deputet sa i ka LDK-ja, votuan 11 deputet.

Gjithësejt 27 vota për shkarkimin e ministrit Rikalo.

Kjo dëshmon edhe njëherë sinqeritetin dhe seriozitetin e këtyre dy partive dhe tregon se sa vërtetë këto dy parti mërziten për popullin e Kosovës.

Cila është arsyeja pse këto dy parti nuk e votuan dhe nuk e rrëzuan ministrin Rikalo?

A ka pasur dikush nga këto parti raporte të mira dhe bashkëpunimi me ministrin Rikalo pas luftës?

Kjo sjellje e tyre e sotme ka lënë të kuptohet shumë