Arbëri

SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën

Descriptive Text

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka shprehur sot gatishmërinë e vendit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për institucionet e Kosovës.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, vuri theksin edhe në përfaqësimin e komuniteteve pakicë në institucione dhe tha se ky përfaqësim i komuniteteve do të vazhdojë.

Nga ana e tij, ministri Yagcilar shprehu mirënjohje për partneritetin me USAID-in, dhe falënderoi për programin e trajnimit të shërbyesve civilë, në bashkëpunim me universitetin e SHBA-së, duke shtuar se programet të tilla janë të rëndësishme për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve.