Arbëri

Miratohet Projektligji për parandalim të konfliktit të Interesit për shërbyesit publikë

Descriptive Text

Qeveria e Kosovës miratoi sot propozim-vendimin me të cilin autorizohet Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror që ka të bëjë me vlerësimin e punës së Komisionit të mëparshëm për shënjimin e kufirit shtetëror si dhe të përgatis raportin së bashku me rekomandimet për të gjeturat brenda afatit optimal.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Kodi i Drejtësisë për të Mitur ndërsa është miratuar edhe Projektligji për Ndërmjetësimin si dhe Projektligji për Noterinë, shkruan KP.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe dhe Projektligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me këtë projektligj institucioneve po u ofrohet legjislacion adekuat në drejtim të luftimit të dukurive negative, luftimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

“Është projektligj që do të ndikojë në avancimin e luftimit të dukurive të tilla në vendin tonë”, tha ministri Tahiri.

Ministrat e Qeverisë Haradinaj janë njoftuar lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë me qëllim të zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet ndërmarrja Trepça.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trilaterale mes BE, Kosovës dhe Maqedonisë për vitin 2016 për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se fondet e kësaj marrëveshjeje përfshijnë shumën prej 1.2 milion euro për të dy vendet nga fondet IPA.