Arbëri

KEDS-i e lë pa drita Kuvendin

KEDS-i nuk kursen as institucionet e Kosovës.

Rryma u ndërpre sot gjatë seancës së Kuvendit, pikërisht në kohën kur kryeministri Ramush Haradinaj doli në foltore për t’u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Për disa minuta Kuvendi mbeti në terr, derisa rryma është rikthyer pas disa minutash.