Arbëri

Haradinaj tregon pse ndodhi shkarkimi në Agjencinë e Akreditimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj, duke arsyetuar vendimin për shkarkimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ka thënë se nuk ka të bëjë me individë po ka të bëjë me një porosi të qartë që nuk pajtohen me gjendjen që është në sektorin e arsimit.

Sipas tij, qëllimi i shkarkimit të bordit nuk është diskriminimi i dikujt apo edhe privilegj i dikujt tjetër, por është shprehje e papajtueshmërisë për një gjendje, shkruan KP.

“Kemi edhe raste tjera dhe një porosi të qartë që nuk pajtohemi me gjendjen që është në sektorin e arsimit”, tha ai.