Arbëri

Në Kuvend diskutohet programi i Qeverisë, kryeministri me ministra mungojnë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet me pikë rendi të ditës lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, nuk e ka të pranishëm kryeministrin.

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me anëtarët e kabinetit të tij, janë larguar qysh në fillim nga seanca, me motivin se në Kuvend nuk po diskutohet në lidhje me programin qeverisës, raporton Koha.net.

Në replikat midis deputetëve nga të gjitha subjektet politike, po diskutohet edhe në lidhje me programin qeverisës, por megjithatë Haradinaj me ministrat e tij nuk janë të pranishëm në seancë.