Arbëri

Zeka: Mund ta godas edhe Kurtin por nuk jam rrugaç

Milaim Zeka në paraqitjen e tij para Kuvendit të Kosovës, ka përmendur edhe incidentin që e ka pasur me deputetin e VV-së Frashër Krasniqin.

Ai duke folur për këto ka thënë se nuk i frikohet askujt, se mund ta godasë shpullë edhe Albin Kurtin, i cili sipas Zekës, po i ndërsen, zagarët kundër tij, por nuk është rrugaç që ta bëjë një gjë të tillë, përcjell Koha.net.

“Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju me shkatërru gjithçka, unë s’ka me ju duru. Mu smë nal kërkush as me dhunë, unë muj me e godit shuplakë edhe Albin Kurtit por sjam rrugaç”, ka thënë Zeka duke akuzuar edhe Rexhep Selimin i cili e ka mbrojtur deputetin Krasniqi.

Tutje, Zeka i ka kërkuar falje publikisht Besa Gaxherrit të cilën e kishte ofenduar kohë më parë.

Zeka para Kuvendit gjithashtu ka thënë se në rast se Lista Serbe shantazhon programin dhe zhvillimin e Kosovës, ai dhe partia e tij do të dalin kundër qeverisë.