Arbëri

LDK-ja po i jep shkollë PDK-së se si duhet udhëhequr me shtetin, thotë Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka bindjen se LDK-ja po i jep shkolë se si duhet udhëhequr me shtetin partnerit të vet në koalicion PDK-së.

Ai ka thënë se LDK0ja në përgjithësi po tregon kulturë institucionale të shtetformimit.

“Faktikisht jemi në koalicion me PDK-në dhe LDK-ja po i jep edukatë se si duhet të respektohen qytetarët, si duhet të menaxhohet me fondet, si duhet qenë transparentë para qytetarëve”, ka thënë Quni.

“Nuk kam vërejtje te deputetët e PDK-së që po bashkëqeverisin me LDK-në. Janë në një lloj shkollimi se si duhet të udhëhiqet shteti”, ka thënë ai.

Ish-komnadanti në UÇK, ka kujtuar se kishte shprehur rezervat e tij edhe kur është zgjedhur Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit, edhe kur është emëruar Qeveria e këtij koalicioni edhe kur është emëruar Hashim Thaçi për president. Madje ka lënë të kuptohet se këtë të fundit nuk e ka votuar fare për tu ngjitur në krye të shtetit.

Quni ka pasur vlerësim pozitiv për të gjithë kryetarët e Komunave me të cilat udhëheq LDK-ja, teksa ka shprehur bindjen se kjo parti do të vazhdojë t’i mbajë ato dhe të korrë fitore të tjera në zgjedhjet lokale që mbahen në nëntor të këtij viti.