Arbëri

Ministria e Financave paralajmëron një varg lehtësirash fiskale për prodhuesit

Ministri i Financave Bedri Hamza ka mbajtur takimin e parë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Me këtë rast është bërë edhe nënshkrimi i Memorandumit për themelimin e Këshillit Konsultativ.

Në këtë takim Hamza njoftoi përfaqësuesit e bizneseve se ka marrë vendim që t’ia përcjell Qeverisë vendimet dhe udhëzimet të cilat do të finalizohen gjatë muajit tetor e që, sipas tij, do të fillojnë të krijojnë efekt material nga data 1 janar 2018.

“T’i lirojmë të gjithë prodhuesit e vendit tonë të cilat janë të autorizuar nga ATK-ja për të drejtën e shtyrësve së TVSH-së nga tatimi doganor, për lëndën e parë që shfrytëzohet në proces të prodhimit. Është mbi atë çka është diskutuar deri tash për pakon fiskale. Po ashtu lirojmë nga tatimi doganor gjysmë produktet të cilat përdoren në proces të prodhimit është mbi atë që është diskutuar deri tash edhe kjo është e treta lirojmë nga tatimi doganor të gjitha linjat e makinerive prodhuese, të cilat përdoren në hapësirat prodhuese për prodhim, po flas për tatimin doganor. Gjithashtu është mbi atë çka është diskutuar deri tash, lirohen nga tatimi doganor pajisjet e teknologjisë së informacionit. Lirohen nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit pavarësisht a importojnë vet apo përmes kontraktorëve për burime të energjisë, të cilat përdoren si lëndë të prodhimit të cila t janë mazuti , gazi dhe produktet tjera. Deri tash kemi folur veç për mazut. E fundit e cila do t’i propozohet për aprovim Qeverisë është Udhëzimi Administrativ për shënimin e miellit, i cili vendoset në qarkullim të lirë”, tha Hamza.

Sipas tij nuk do të lirohet vetëm mazuti, por do të lirohet nga tatimi gazi dhe të tjera. Ai po ashtu është zotuar para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit që Qeveria pa vonesa do të procedojë masa tjera me qëllim të krijimit më të përshtatshëm për biznesin në vend, por edhe për ata të jashtëm.

Hapçiu, nga Oda Ekonomike Amerikane, tha se me këto masa fiskale të cilat i përmendi ministri Hamza po shihet që është zgjerim prej asaj që është aprovuar nga Qeveria e kaluar. Sipas tij, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive prodhuese . Ai po ashtu kërkoi që disa nga masat kanë mundësi të merren me një Udhëzim Administrativ dhe s’ka nevojë për ndryshime ligjore.

“Ju thatë se përpos reformave që do të kryhen në tetor të këtij viti do të fillojnë zbatimin në janar të vitit tjetër . Theksojmë se ka edhe iniciativa të tjera cilat vlen të përmenden si ligji për tatimin në të ardhura korporatave mundëson pushimet tatimore për nxitjen e investimeve të reja. Për atë kemi përshtypje që nuk ka nevojë për ndryshim në legjislacionin bazë. Por, nevojitet vetëm të krijohet një Udhëzim Administrativ që do të mundësonte krijimin e këtyre lehtësirave”, tha Hapqiu.

Në këtë takim mungoo kryetari i Odës Ekominke të Kosovës për mungesën e të cilit kërkoi arsye kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, për të cilin ministri Hamza tha se nuk e di arsyen pse ai nuk ishte në takim.

Krasniqi i ka mbështetur politikat e reja fiskale që ministri i ka prezantuar.

“E përshëndesim këtë propozim për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.Gjithashtu këto propozime që na erdhën tash do t’i shqyrtojmë si Odë dhe do të japim kontribut në mbledhjen e ardhshme meqenëse kohën e keni të kufizuar edhe ju”, tha Krasniqi.

Shpend Balijaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, ka thënë se kërkesat janë të mëdha e që ka sugjeruar që kërkesat të jenë sa më reale për shkak të implikimeve buxhetore.

“Disa gjëra të jenë elementare tani të implementohen dhe një pjesë e tyre duhet të jetë nga viti i ardhshëm. Për pushimet tatimore ne e kemi të qartë që kjo krijon një impakt buxhetor . Të jemi real, të kemi parasysh kërkesat të cilat i bëjmë të jemi më real rreth asaj se çfarë ndikimi do ta kenë. Ne kemi diskutuar edhe me investitorë të huaj dhe jemi duke përgatitur një listë të iniciativave që janë me rëndësi për investitorët. Sepse shpeshherë po krijohet një opinionin që investitorët e huaj kanë nevojë për këtë apo atë . Po në realitet disa gjëra nuk i joshin investitorët e huaj”, tha Balijaj.

Por ministri i Financave e ka siguruar se këto masa nuk do të shkaktoj efekt të madh në të hyra për buxhetin. Ai ka thënë po ashtu e ka ndarë me përfaqësuesit e biznesit prioritetin kryesor që kanë për buxhetin e vitin e ardhshme. E që sipas tij do të jetë rritja e buxhetit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.

“Nuk është ngarkesa e madhe sa i përket taksave dhe tatimet për bizneset. Pengesë më e madhe është zbatimi i kontratave. Dëshiroj t’iu informoj që ne tani jemi në proces të ndërtimit të buxhetit për vitin e ardhshëm. Si top prioritet e kemi vendosur rendin dhe ligjin . Po që se ne këtë nuk e reflektojmë në buxhet ajo kishte me qenë një fjali e mirë po pa efektet. Unë po ju them këtu publikisht. Organizatat buxhetore që i kamë pranua 100 për qind kërkesën e tyre si kanë ardhur në buxhet është Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe do të jetë Këshilli Prokurorial i Kosovës “, tha Hamza.

Këto masa, sipas Hamzës kanë ardhur nga kërkesat e përfaqësuesve të komunitetit të bizneseve.

Sipas tij i kanë bashkuar me objektivat e Ministrisë së Financave për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.