Arbëri

Haradinaj do të raportojë për Rikallon

Seanca tjetër e Kuvendit është ftuar që kryeministri të raportojë për rastin e ministrit Nenad Rikallo i cili akuzohet se ka kryer krime ndaj shqiptarëve.

“Interpelancën për Rikallon e ka ftuar LDK-ja dhe atje do të prezantoj unë. Ne i respektojmë të gjeturat ligjore të mekanizmave të thirrur për këtë temë, që janë policia, prokuroria të cilët na kanë konfirmuar që nuk ka të dhëna që na obligojnë si qeveri për çfarëdo veprimi të caktuar. Por për respekt prej parlamentit unë do të prezantoj aty, por ky do të jetë qëndrimi im. Pra ishte informatë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai e ka informuar kabinetin qeveritar se ka emëruar zëvendësministrat nga komunitetet duke i ftuar ata që të bashkëpunojnë me zëvendësat dhe t’iu gjejnë punë, transmeton kp .

“Jepni detyra. Unë e shoh stafin tim të Qeverisë sikur t’i kishim dhe 1 mijë njerëz ka punë për ta sa punët kanë ardhur”, tha Haradinaj.