Arbëri

Arrestohen prindërit që braktisën fëmijët e tyre në Itali për qëllime azili

Në Shqipëri vazhdojnë arrestimet për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka arrestuar pesë persona, prindër të fëmijëve të mitur, të cilët i kanë braktisur në Itali e Francë me qëllim përfitimin e azilit social, shkruan sot Koha Ditore.

Policia e Vlorës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka nisur procedimi për shtetasit: L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz të Fierit, . A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar të Vlorës. P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum të Fierit. D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë. B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen të Elbasanit pasi rezultojnë autorë të veprës penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, me qëllim të përfitimit të azilit social në vendet e BE-së... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.