Arbëri

Analiza e Bajramit për Prishtinën

Shumë prej kryeqytetasve janë të pavendosur se kujt do t’i japin votën për të parin e Prishtinës. E për këtë, ata nuk po ushqehen sa duhet me fushatë nga kandidatët për kryetar.

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami në Rubikon të KTV-së ka thënë se numri i madh i qytetarëve në Prishtinë janë të pavendosur dhe ata do të reagojnë në bazë të kualitetit jetës dhe ndryshimeve që i kanë parë, më gjatë se një mandat.

“Nuk mund të harrohet ajo që ka ndodh para Shpend Ahmetit sot”, ka thënë Bajrami.

Bajrami theksoi se ende nuk mund të definojë strategji konkrete të partive politike.

“Po e shohim që pushteti lokal po e shfrytëzon atë mundësinë që ta promovojë punën e vet, që mendoj se është krejt legjitime sepse ata po kandidojnë për ta vazhduar një punë që po e bëjnë. Po e shohim edhe një përpjekje sidomos prej LDK-së edhe PDK-së me kandidatët e tyre të promovojnë liderë lokalë, jo vetëm përfaqësues të partisë, por do të duhej të shohim shumë më gjatë se sa kjo në fakt kjo është pjesë e një strategjie apo një karakteristikë e kandidatit, në rast të LDK-së, z. Abrashit dhe PDK-së, z. Çelaj, që të projektojë një tjetër lloj fushate para elektoratit. Në këtë treshe mund të shtojë edhe të katërtin z. Pacollin”, ka thënë ai.

Sipas Bajramit, fushata e AAK-së nuk po duket më shumë se një tubim.

“Edhe nuk po e kuptoj nëse ka një strategji apo është thjeshtë mungesë e kohës për faktin se ata tash janë në nivel qeverisës”, përfundoi Bajrami.