Arbëri

Gjendja e krijuar nga demarkacioni mesazh i keq për shqiptarët në Kosovë, thotë Surroi

Publicisti e shkrimtari, Veton Surroi në Rubikon të KTV-së theksoi se Mali i Zi hyn në NATO pa marrë parasysh nëse e ratifikon ose jo marrëveshjen e demarkacionit.

Sipas Surroit, gjendja e krijuar nga procesi i demarkimit është mesazh i keq për shqiptarët në Kosovë.

“Është mesazh i keq për Kosovën e shqiptarët, që shqiptarët në Kosovë nuk po mund të merren vesh për një çështje që në fund të fundit është fare teknike”, ka thënë ai.