Arbëri

USAID, partner i ngushtë për qeverisje më të mirë në Kosovë

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot shefin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Pasi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it, si donatori kryesor që ka kontribuar në zhvillimin institucional të Ministrisë së Financave, ministri Hamza e informoj z. Hope për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën e sistemit të menaxhimit të financave publike, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Në të njëjtën kohë, ministri Hamza e informoj z. Hope për proceset dhe sfidat kryesore fiskale, përfshirë këtu edhe ciklin buxhetor.

Ministri po ashtu kërkoi vazhdimin e përkrahjes së USAID-it për reformat e udhëhequra nga Ministria e Financave. Në këtë drejtim ai posaçërisht theksoi nevojën për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve humane dhe institucionale në analizën ekonomike dhe avancim të kornizës së menaxhimit buxhetor dhe financiar.

Ministri Hamza dhe z. Hope u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të mëtutjeshëm drejt një qeverisjeje më të mirë ekonomike në Kosovë.